Plas sherri në familjen në Prizren / Fëmijët ngacmohen mes vete, të rriturit bëhen llom duke u rrahur me njëri-tjetrin

Konfliktet mes anëtarëve të familjeve kosovare lindin për arsye të ndryshme. Mosmarrëveshjet verbale me njëri-tjetrin shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu medoemos ndërhyrja e Policisë për te zgjidhur telashet.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku tre persona të së njëjtës familje janë rrahur mes vete.

Sinjali mëson se motivi që shtyu të kërcas grushti mes familjarëve, është një kacafytje mes fëmijëve të tyre, të cikët ishin ngacmuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë e dhunës mes tre familjarëve, një grua dhe një burrë kanë marrë lëndime trupore, për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Ndërkohë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë shoqëruar personat e përfshirë në përleshje në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tre të dyshuarve për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Vdekja tragjike e 60-vjeçarit në vendin e punës në Skenderaj, arrestohet dhe dërgohet në paraburgim Arif Lushtaku