Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot paksa më stabil, por me vranësira dhe në disa vise me ndonjë interval kohore me diell. Reshjet do të jetë të rralla dhe të pakta, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 10 gradë Ceslius. Më shumë diell orëve të pasdites dhe afër mbërmjes.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë rritje nën rrezet diellore, por në kontinent do të ketë vranësira të cilat do të tërhiqen tutje. Vranësira, intervale kohore me diell priten nesër në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës.
E premta sjellë rritje të temperaturave dhe njëkohësisht edhe shtim të vranësirave të shiut të cilat në disa vise do të kushtëzojnë reshje të herëpashershme, lokale shiu.. Gjatë natës në Kosovë do të fillojnë reshjet e borës për shkak të ardhjes së frontit masiv të ftohtë nga veriu.
Të shtunën stuhi dëbore përfshijnë Kosovën, pastaj edhe Maqedoninë Veriore dhe pjesët kontinentale të Shqipërisë. E diela ditë ditë e ftohtë dimërore me reshje të herëpashershme lokale bore vetëm në disa zona.
Reshje intensive bore priten që nga veriu i Malit të Zi, Kosova, verilindja e Shqipërisë, Maqedonia Veriore dhe Lugina e Preshevës. Pastaj, reshje bore priten edhe në lindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në zonat kodrinore-malore të gati tërë Shqipërisë.