“Shtine trurin në funksion”, përplasen Santiana dhe Kaderja
Santiana dhe Kaderja janë përplasur ashpër mes vete, ku kjo e fundit i tha secili banor ka të drejtë të japë mendime, e njëjtë mund të veprojë edhe ajo.
Santiana iu përgjigj duke i thënë se ajo nuk mund ta përziej atë, pasi nuk e di se çfarë shoqërie ka me Adrin, Ilirianën dhe Bucin.
“Ne ngucemi krejt kohën”, i tha Santiana, ndërsa Kaderja menjëherë iu kundërpërgjigj duke i thënë “nuk më intereson”.
“S’mundësh me ma ndalë gojën, zemra jem. Unë muj me fol çkado që ma do zemra”, vazhdoi më tej Kaderja, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, pas kësaj, Santiana i tha se “ty zemra ta do, por truri s’o kah ta din. Kështu që shtine trurin në funksion”.
Për ta parë debatin e ashpër mes Santianës dhe Kaderes, klikoni në videon më poshtë: