E rëndë: 45-vjeçarja në Ferizaj konsumon mbidozë ilaçesh, ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një grua është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 45-vjeçares i është ofruar ndihma e parë dhe më pas është transportuar me urgjencë në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve të para, e ndjera tash e një kohë kishte probleme shëndetësore dhe e njëjta përdorte rregullisht terapi.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë pohuar se 45-vjeçarja ka përdorur sasi të madhe të ilaçeve kundër dhimbjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’, teksa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.