Shaqiri nuk do të festojë nëse shënon ndaj Kosovës
Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk do të festojë në asnjë mënyrë nëse shënon gol ndaj Kosovës.
Reprezentuesi i Zvicrës, ka thënë se ka respekt të madh për Kosovën, pasi është vendlindja e tij dhe për këtë arsye nuk do të festojë në rast të shënimit të golit.
“Kam respekt të madh për Kosovën. Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova dhe atje kam shumë të afërm. Përkundër kësaj, unë dua të shënoj gola për Zvicrën të shtunën, pasi luaj futboll dhe kjo është puna im. Por, jam i bindur se nuk do të festoj”, shtoi Shaqiri.
Përballja me Kosovën do të jetë ndeshje speciale për Xherdan Shaqirin.
Shaqiri në këtë përballje, do të regjistrojë paraqitjen e 118-të, duke barazuar rekordin me Heinz Hermannin.
Shaqiri ka thënë se kjo ndeshje do të jetë e veçantë edhe për faktin se përball do ta ketë Kosovën.
Ndeshje “vëllazërore” e kanë vlerësuar mediat zvicerane takimin ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, që do të luhet të shtunën në orën 20:45.