Ekipi i Kosovës në xhudo po stërvitet në Japoni

Prej disa ditësh ekipi kosovar i xhudos është në Yamanashi, në afërsi të Tokios.
Nora, Distria, Laura, Loriana, Akili, Shpati dhe Blini bashkë me trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi po mbajnë përgatitjet tashmë për herë të dytë në shkollën e xhudos në Japoni.

Këto përgatitje po bëhen për garat e radhës dhe Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova po stërvitet në Japoni, pasi ata ishin pjesë e këtij kampi në vitin 2015.

Kujtojmë që pikërisht në Japoni në vitin 2021, Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta olimpike.

Lexo edhe:  Kjo grua po "pushton" Amerikën, kosovarja e vetme që punon në kompaninë me 20 mijë punëtorë