Alba e prerë: Nuk kam ndjenja për Azemin
Sonte në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova janë duke darkuar 6 të nominuarit.
Banorja Alba Vukaj është pyetur mbi ndjenjat e saj ndaj banorit, Azem Gagica.
Ajo është pyetur se “Ndjenjat që po i fsheh ndaj Azemit në shtëpi, a do të kenë vazhdimësi edhe jashtë shtëpisë”.
Alba u shpreh “Nuk po i fsheh ndjenjat për Azemin, nuk kam ndjenja për Azemin, ia kam bërë të qartë edhe Azemit, kemi diskutu pas prime se është bë bajat ai muhabet. Unë e shoh si shok shumë të mirë, kam afrimitet me të se ndihem shumë mirë me të. Nuk e di se çka mund të ndodhi sepse nuk e parashikojë të ardhmën”, tha ajo.