U prezantua rrejshëm si polic e i mori 1600 euro një personi

Sot, rreth orës 14:20, Policia e Kosovës në Kaçanik, pas një pune intensive hetimore, kanë arritur të arrestojnë personin me inicialet S.R. (44).

Ai dyshohet se ditë më parë në Doganaj të Kaçanikut ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor me rroba civile dhe i kishte marrë (mashtruar) 1600 euro personit tjetër, me qëllim se ai do t’i ndihmonte për lirimin e një personi nga burgu.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

Lexo edhe:  “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”- Reagon familja e policit që u vra sot në Veri