Lirik Behluli nga Presheva bën zbulim shkencor në “Gjenetikë” në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke

Preshevari Lirik Behluli arriti të bëjë publikimin shkencor në fushën e “Gjenetikës”, si autor i parë në revistën prestigjioze ndërkombëtare “BioMedCentral” (BMC) në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke.

Revista prestigjioze ndërkombëtare BioMedCentral (BMC), pjesë e Springer Nature, është organizatë gjermano-angleze e publikimeve akademike, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa publikimi i Behlulit është një kërkim shkencor, në të cilin, ka kontribuuar si zhvillues i programeve kompjuterike për të analizuar të dhëna gjenetike.

Zbulimi është bërë rreth gjenit DNMT3L, i cili rregullon metilimin e ADN-së, që ka rol krucial në gjenetikën e organizmit në fazat e tij zhvilluese, qysh prej fazës embrionike.

Zbulimi përfshin se në cilat specie, më saktësisht, është i shprehur ky gjen. Indikimet mund të jenë të shumta, veçanërisht në zbulimin e mëtutjeshëm të sëmundjeve gjenetike dhe si ato mund të jenë të lidhura me gjenin DNMT3L.

Zbulimi u bë së bashku me shkencëtarë të tjerë në laboratorin e Epigjenetikës zhvilluese dhe Bioinformatikës, në Universitetin e Bohemisë Jugore në Budweis, Republika Çeke.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta gazetari e skenaristi nga Podujeva, Sabit Zeneli