Sot pritet ndryshim i madh i motit, ky është parashikimi

Sot pritet destabilizim mjaft i fuqishëm i motit për shkak të ardhjes së një fronti mjaft të fuqishëm atmosferik direkt nga veriu i Kontinentit.

Paradite ende ngrohtë sidomos në jug të vendit, ndërsa pasdite reshje dhe rrebeshe shiu në tërë vendin. Rrebeshet pritet të fillojnë në veri të vendit ku do të ketë dendësim të madh të vranësirave. Pra, fronti fillon në veri dhe deri në orët e pasdites arrin deri në jug të Republikës së Kosovës duke sjellur reshje e rrebeshe shiu, erëra kalimthi të fuqishme nga veriu dhe ulje të temperaturave. Lokalisht priten rrebeshe intensive, por fronti do të jetë kalimtar. Në viset e larta malore do të ketë reshje të dendura kalimtare bore.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Pjesa më e madhe e dites ende e ngrohtë, ndërsa fronti arrin vonë pasdite me reshje e rrebeshe lokale shiu. Në veri të Shqipërisë riga shiu priten edhe gjatë dites. Reshje e rrebeshe lokale shiu nesër do të përfshijnë edhe Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

Të enjten përmirësim i motit, ndërsa reshje të reja intensive priten të premten. Të shtunën mund të kemi goditje të fortë arktike dhe reshje lokale bore edhe në disa vise në Republikës e Kosovës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Dil prej shpisë se t’vras” - Gjakovarja e denoncon për dhunë burrin me të cilin bashkëjetonte