E mitura në Pejë denoncon personin me të cilin bashkëjetoi, 26-vjeçari përfundon në Polici

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave rritur.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në Pejë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se e mitura ka denoncuar në Polici personin me të cilin bashkëjetoi për disa javë, duke thënë se pas problemeve me familjarët e tij, janë ndarë.

Si rezultat i denoncimit, 26-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i riu do të hetohet në liri për veprën penale ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç’.

Lexo edhe:  Haradinaj: Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, edhe Kosovën në qorrsokak