Ky është 111-vjeçari del çdo ditë që të punojë, kolegët: Edhe në pandemi ka punu
Varfëria e madhe në vend, por edhe në rajon shtynë edhe të moshuarit të punojnë për të siguruar jetën. Njëjtë vepron edhe shqiptari 111-vjeçar, Xhemail Rustemi nga Sllatina e Tetovës, i cili për gjashtë ditë të javës del në treg për të shitur.
111-vjeçari thotë se këtë punë e bënë për të ushqyer vetën dhe familjen e tij.
“Kërkoj me hëngër, pension s’kam. Veç të dielën nuk dal, për ditë jam këtu. Shes pasul, arra, gështenja, lajthia”, u shpreh ai.
Edhe kolegët e tij thonë se i njëjti punon shumë pavarësisht moshës, madje tregojnë se ai punën nuk e ndali as gjatë pandemisë COVID-19.