Qerkini për padinë për gjenocid ndaj Serbisë: Asnjë politikan s’është në “tokë të bukës”

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkini tha se siç duke asnjë politikanë në Kosovë nuk është në “tokë të bukës”, duke iu referuar paralajmërimeve për padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, se krerët e shtetit janë angazhuar personalisht në këtë çështje, Qerkini tha se për padi të këtij lloji Kosova nuk ka të drejtë ngase nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, politikanët po i mbajnë peng familjet e të pagjeturve dhe se me veprimet e tyre vetëm po u hedhin “hi syve” e nuk po ndërmarrin asnjë veprim.

“Asnjë politikan nuk është në tokë të bukës edhe nuk konsultohen me njerëz që nuk kanë të drejtë të bëjnë padi penale deri sa nuk janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Nuk kanë të drejtë kanë shumë punë për më bërë. Po na mbanë edhe neve peng me këso fjalësh të mëdha të cilat po shikojnë disa gjëra thua që na nuk hamë bukë as nuk pimë ujë, na po e dimë që politika po na mbanë peng personave të pagjetur dhe kur të bëhet kjo pyetje për mua, unë e di që është veç punë politike ose ma na hedh hi syve”.

Duke folur për kompensimin e dëmeve të luftës, ai u shpreh i bindur se kjo nuk do të ndodh edhe pas 100 vjetësh, edhe pse garantohet me Konventa Ndërkombëtare, duke marrë shembull Gjermaninë.

“A e dini sa vjet është dashur edhe tek tash i paguan dëmet e luftës Gjermania, a Serbia është ende më e fortë se ka qenë edhe sot që është Gjermania. Shtetit i Republikës së Kosovës mbas 100 vjetëve a do të mundet me i realizuar këta çka e kanë përmend. Ai nuk po me i kthen familjarët. A ua merr mendja që punët tona elementare nuk po përgjigjen këtë kohë që është e detyrueshme me Konventa Ndërkombëtare me na u kthyer fëmijën e nuk po na u kthen e po e kthen dëmi. Po nisem prej neve të cilën na ua ka ndaluar edhe pensionet paret të thata i ka marrë edhe nuk ka mundur Kosova me na nxjerr asnjë cent”.

Lexo edhe:  Arrestohen tre drenicas të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Kritika ka pasur ai edhe për ndërkombëtarët, duke thënë se nuk kanë bërë sa duhet në këtë drejtim., raporton EO. Qerkini ka folur edhe për takimin që ditë më parë ka pasur me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i cili i kishte thënë se institucionet e Kosovës nuk janë treguar efikase në kërkesat ndaj tyre për të pagjeturit.

“Jemi ka mbahemi peng prej kësaj politike të mbrapshtë së pari vendorët tani ndërkombëtarët. Unë kam pasur para disa dite takim me ambasadorin amerikan Hovenier ku haptazi kam thënë pse nuk po na ndihmoni kur kem emra dhe mbiemra pikat kryesore ku i kemi më të dashurit tonë, kemi numrin me kod ku gjenden njerëzit tonë që i ka marrë Serbia, pse këta nuk po na ktheni,  ju jeni ata që mundeni me ua mbyll gojën Beogradit edhe Kosovës me thënë mos groponi pa lidhje ja ku janë imazhet satelitor. A e dinë se çfarë më ka thënë, tha para dy dite kam pasur takim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar se ju duhet me bë Kryqit të Kuq kërkesën. Më tha që nuk kanë dërguar ende kërkesë, e neve këta tanët na thonë se Beogradi i ka fajet, nuk po i hap arkivat, nuk ka me i hap kurrë bëhuni të bindur arkivat e ushtrisë nuk i hap Serbia”.