“A don me t’q*”/ 20 vjeçari në Vushtrri denoncon për ngacmim seksual një 19-vjeçar, thotë se tentoi ta bind që të kryejnë seks
Ngacmimet janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë. Çdo ditë në Polici raportohen raste të ndryshme, ku viktima përpos vajzave e grave, janë edhe djemtë e burrat.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Vushtrrisë, ku një djalë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçar.
Sinjali mëson se viktima rastin e ka denoncuar në Polici, ku ka deklaruar se derisa po qëndronte në një kafene në rrugën ‘Dëshmorët e kombit’, i dyshuari i kishte treguar atij se ka marrë pjesë në një koncert të komunitetit LGBTI.
Në bisedë e sipër, i dyshuari e kishte pyetur 20-vjeçarin se a dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se “a don me t’q*?”.
Me të denoncuar rastin, njësitet policore janë vënë në lëvizje për të gjetur të dyshuarin, të cilin e kanë ftuar që të paraqitet në stacion për intervistim.
Ndërkohë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Ngacmim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.