Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Podujevë
Në drejtim të një shtëpie në Sfeçël të Podujevës është shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar.
Lajmin për Insajderi e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës.
“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.