E harroi veturën hapur, gruas nga Prishtina i vidhet çanta me mbi 300 euro, telefoni e dokumentet personale
Një rast vjedhjeje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Një gruaje i është vjedhur çanta të cilën ajo e kishte lënë në veturën e tipit Mercedes që e kishte harruar të hapur.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se viktima në çantë kishte rreth 310 euro cash dhe telefonin e saj personale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori kujdestar i cili po e heton rastin.