Drenicasi e gjen të braktisur veturën që ia vodhën nga oborri i shtëpisë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri askund, madje as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre.

Të dyshuarit që ua vënë syrin veturave kryesisht të shtrenjta jo gjithmonë kapen pasi arrijnë të ikin pa lënë ndonjë gjurmë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Abri e Epërme në Drenas, ku dikush arriti që ta vjedhë një veturë që ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit nga Prokuroria, që njoftuan se rasti është denoncuar nga pronari, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.

Pas denoncimit të rastit, viktima mori informacione se automjetin e tij dikush e ka gjetur të braktisur në fshat, ku të dyshuarit e kishin lënë veturën.

Me të kuptuar se ku ndodhej vetura, pronari e njoftoi sërish Policinë për atë që kishte ndodhur dhe më pas lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroi i Shtetit.

Lexo edhe:  Vdes mjeku i njohur i QKMF-së në Prishtinë