Më 17 nëntor nis gjykimi ndaj Urim Hysenit që akuzohet se vrau nënën e tij në mënyrë makabre

Prokuroria Themelore në Pejë më 9 tetor 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj Urim Hysenit, i cili akuzohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrije Hyseni. Seanca fillestare në këtë rast, pritet të mbahet më 17 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës i akuzuari Urim Hyseni më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij, viktimën H.H., në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale.

Aktakuza thotë se pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit dhe viktimës, për motive ende të panjohura, derisa gjendeshin në paradhomën e katit të parë të shtëpisë, i akuzuari në mënyrë mizore kyen vrasjen e viktimës.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënparagrafi 1.3 e 1.4, lidhur me nenin 18, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal, ku dënimi parashihet me burg prej 10 vitesh deri në burgim të përjetshëm. Neni 18, paragrafi 2 dhe paragrafi 1 shpjegojnë se personi që ka paaftësi mendore dhe aftësi të zvogëluar mendore konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto rrethana merren parasysh nga gjykata kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.

Gazeta Sinjali pati publikuar detaje të rënda nga dosja lidhur me këtë rast, të cilat i gjeni më poshtë

Urim Hyseni dyshohet se e vrau nënën e tij në mënyrë mizore, duke ia prerë kokën me thikë. Në katin e parë të shtëpisë u gjet trupi, ndërsa koka e së ndjerës u gjet në një tavolinë në bodrum. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një periudhë të shkurtër dhe i parapriu një situatë e tensionuar mes të ndjerës dhe djalit të saj.

Lexo edhe:  Esobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi sa më shpejt, Asociacioni do të themelohet

Në ndjekje të raportimit, persona të afërt të familjes Hyseni, të cilët përveç që kanë shprehur dhimbjen e madhe, në kushte anonimiteti kanë treguar për Sinjalin edhe detaje të rënda.

“Kjo ma shkatërroi jetën”- Kush e pa i pari tmerrin në familjen Hyseni në Pejë?

Kanë qenë anëtarët e familjes së gjerë ata që fillimisht kanë vërejtur se në shtëpinë e viktimës, po ndodh diçka e pazakontë. Sipas të afërmeve të tyre, ishte pikërisht kunata e së ndjerës ajo e cila u përballë me skenën e tmerrshme dhe tentoi që ta parandalojë Urimin.

Bazuar në rrëfimin e dëshmitares dhënë familjarëve, posa ka hyrë në shtëpi ka parë gjithë tmerrin që ka ndodhur dhe sipas saj, e ndjera ishte ende me shenja jete, ndonëse i dyshuari, Urimi, po mbante akoma thikën në fytin e saj.

Kunata e Hyrijes u ka komunikuar familjarëve se ka tentuar që ta parandalojë Urimin dhe i ka kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty dhe më pas sipas saj, 31-vjeçari në praninë e saj ka pirë gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë.

E thika, e cila fillimisht u largua nga dëshmitarja e rastit, ra sërish në dorën e të dyshuarit, i cili sipas kunatës së të ndjerës, prapë është nisur në drejtim të 58-vjeçares duke bërtitur.

Përveç britmave, fjalët që dyshohet se u dëgjuan në atë shtëpi ishin “kjo ma ka shkatërru jetën…”, akuza të Urimit drejtuar nënën së tij, të cilën e fajësonte për ndarjen e tij nga bashkëshortja.

Dëshmitarja e tmerruar ka dalë nga shtëpia dhe ka bërë thirrje për ndihmë dhe pas pak çastesh, jashtë shtëpisë ka dalë edhe i dyshuari, mëson Sinjali.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit për shitje të drogës në Prizren, Gjykata i dërgon në paraburgim

“Vrajëm” – Policia e gjet të dyshuarit ‘të larë’ në gjak, kërkonte ta vrasin

Sipas burimeve, Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka hasur në babain e të dyshuarit dhe hallën e tij, të cilët po ashtu janë sulmuar me thikë nga 31-vjeçari. Babai i ka njoftuar Policinë se i dyshuari ndodhet te shtëpia dhe u ka kërkuar që të kenë kujdes nga ai pasi është me thikë në dorë.

Me të hyrë në oborrin e shtëpisë, Urim Hyseni është gjetur i larë në gjak nga krimi makabër që dyshohet të ketë kryer. Sinjali mëson se nga akti i kanibalizmit që kreu, njollat e gjakut i kishin mbetur edhe në gojë.

Në kallëzimin penal të cilin e ka parë Gazeta Sinjali, thuhet se i dyshuari më të parë Policinë dhe pas kërkesës për t’u dorëzuar, u është drejtuar atyre duke u thënë që ta vrasin.

Pas urdhrave të njësitit policor, i dyshuari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar shkurtimisht se ka qenë i shtyrë nga shumë faktorë që të kryejë veprën. Ai nuk ka pranuar që të deklarohet më shumë lidhur me rastin.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale tri thika dhe një satër (mjet i mprehtë për copëtimin e mishit), të cilat dyshohet se u përdorën për t’i hequr kokën viktimës.

“Ndodhin këto raste, s’kemi çka të bëjmë tash”, psikiatri tregon çka tha i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë

I dyshuari gjatë ditës së djeshme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.

Lexo edhe:  E rëndë: 9 persona të lënduar nga aksidenti i frikshëm në Mitrovicë

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të cilin e ka siguruar Sinjali thuhet se i dyshuari është intervistuar nën prezencën e psikiatrit dhe për këtë është marr mendimi i tij për prezencën e të dyshuarit në seancën dëgjimore.

“Dr. Nysret Pepaj deklaroi se ka biseduar me të dyshuarin lidhur me të gjithë rastin dhe tani mund të jetë i shqetësuar, por i njëjti edhe në heshtje e kupton procedurën që zhvillohet ndaj tij, sepse te ne është deklaruar se ‘ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tash’”.

“Sëmundja për të cilën po dyshon se mund të jetë i lartpërmenduri (çrregullim psikotik), nuk ka ndikim në zvogëlimin e inteligjencës së tij, me çka kur është jashtë efektit të sëmundjes i kupton të gjitha si dhe deklarohet normal. Kur është nën afektin e atij çrregullimi atëherë veprimet e tij janë të tjera me çka në këtë rast qetësia e tij na jep të kuptojmë se efekti i sëmundjes është zvogëluar përpos që është shqetësimi i tij përball tij dhe nga shqetësimi veprimet e tij si dhe përgjigjet e tij mund të jenë jovalide”, thuhet tutje në aktvendimin e gjykatës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.