Plas sherri mes dy personave në Podujevë, njëri nga ta përfundon në spital

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Në një konflikt janë përfshirë së fundi dy persona në rrugën ‘Hyzri Talla’ në Podujevë, me ç’rast është dashur ndërhyrja e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 46-vjeçari ka nisur sherrin duke penguar të dyshuarin tjetër gjatë kohës që punonte në pronën e tij. Në shenjë revolte, 36-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar të dyshuarin e parë, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

46-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që të dy janë intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe ata do të hetohen për veprat penale ‘Ngacmim’ [46-vjeçari] dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’ [36-vjeçari].

Lexo edhe:  Paralajmërohet rritja e pagave në sektorin publik