Ky është i riu që dyshohet se shiti armë ilegale në Deçan, përfundon në ndalim policor
Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person në Deçan, i cili dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit, i cili përfundoi në ndalim lidhur me këtë rast.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari që u ndalua është Haxhi Balaj, 25-vjeçar.
Sipas Policisë, i dyshuari u zbulua pasi i kishte blerë tri armë ilegale nga dikush dhe të njëjtat më pas i kishte shitur te një person tjetër.
Posa rasti është zbuluar, hetuesit janë aktivizuar për gjetjen e armëve të shitura nga i dyshuari dhe konfiskimin e tyre.
Pas intervistimit tё personit tё dyshuar, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit i njëjtë është dërguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.