Me Gjokoviqin ishte një moment rastësor, Rita Ora gjatë gjithë kohës e ndoqi ndeshjen me burrin e saj Taika Waititi

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, ishin pranë njëri-tjetrit teksa shikonin finalen e Kampionatin Botëror të ragbit në Paris të shtunën mbrëma.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, dhe regjisori i filmave, 48 vjeç, dukeshin shumë të lumtur teksa brohoritnin nga tribuna, shkruan DailyMail.

Rita në një moment tregoi me gisht nga fusha, teksa bashkarisht shikonin Afrikën e Jugut të fitonte në rezultat 12-11 ndaj Zelandës së Re në “Stade de France”.

Regjisori i Zelandës së Re, Taika Waititi është i lidhur ngushtë me ekipin All Blacks NZR+, që janë ekipi përfaqësues i Zelandës së Re në ragbi.

Rita e kaloi gjithë pjesën tjetër të mbrëmjes, në prani të bashkëshortit të saj në tribunat e stadiumi, teksa takimi me figurat e tjera publike duket se ishte vetëm një moment rastësie.

Lexo edhe:  Ky është personi që arriti t’i ikë Policisë në Merdar, ia mbathi në drejtim të Serbisë