Vdekja e 75-vjeçares në Fushë Kosovë, policia jep detaje të reja

Dje në qytetin e Fushë-Kosovës një 75 vjeçare u gjend e vdekur në banesën e saj.

Ndërsa sot policia e ka përfshirë këtë rast në raportin e tyre periodik, ditor.

Ata thonë se trupi i viktimës është dërguar në Institution e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, vdekjen e të cilës e  ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante policore kanë dal në vendin  ngjarjes , me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar  në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Momenti kur Policia arreston Enver Boletinin, pronarin e “Boletini Turist”