23-vjeçarja denoncon të dashurin në Polici, thotë se e largoi nga shtëpia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Kaçanik, ku një 23-vjeçare ka denoncuar të dashurin e saj me të cilin bashkëjeton, për dhunë psikike.

Sinjali mëson se pas problemeve të vazhdueshme mes tyre, i dyshuari e ka larguar viktimën edhe nga shtëpia ku bashkëjetonin, çka e detyroi të renë të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 33-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Policia në Pejë kërkon bashkëpunim për kapjen e këtij personi – dyshohet për grabitje