1 gol, 2 birra falas – kështu i motivon trajneri kosovar futbollistët e tij
Trajneri kosovar, Fahredin Duraku, ka dhënë një intervistë për lajmi.net ku ka folur për karrierën e tij.
Ai ka treguar mënyrën e veçantë si i ka shpërblyer lojtarët kur kanë shënuar gol.
Duraku për çdo gol që kanë shënuar lojtarët u ka dhuruar nga dy birra.
Trajneri po ashtu ka treguar se i ka lejuar lojtarët që të paktën një herë në javë të frekuentojnë festat.
Ai po ashtu ka folur për kohën e tij te KFF Mitrovica.
Duraku ka udhëhequr disa skuadra në Kosovë, por jo vetëm, derisa ai ka qenë edhe lojtarë.