Djali i Adem Demaçit tregon cili komandant i UÇK-së e mbrojti babain e tij sa ishte në burg

Dr. Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë, në një rrëfim të rrallë ” ka folur për njërën nga figurave kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin. Mes këtij rrëfimi ai u pyet se përse i njëjti nuk deklarohet shumë në media për ta mbajtur aktive veprimtarinë e Demaçit.

Ai u shpreh se vlerëson që për veprimtarinë e Demaçit duhet të flasin njerëzit që i qëndruan pranë në kohët më të vështira të babin të tij.

“Për veprimtarinë e bacës duhet të flasin ata që kanë qenë bashkëveprimtarë, ata që kanë punuar së bashku me të, ata që kanë qenë në grup të zjarrit bashkë me të. Unë e kam Ademin baba, por nuk kam bashkëvepruar me të. Puna ime ka qenë tjetër kah, profesionale mjekësore, unë e kam shoqërinë time e cila është marr me medicinë. Adem Demaçi është marr me veprimtari letrare, publicistike, patriotike, politike”, u shpreh ai.

I njëjti vlerësoi lartë të gjithë bashkëveprimtarët e Demaçit dhe qëndresën e tyre ndaj kësaj figure historike.

“Do të thotë ai është komplet një tjetër vijë, që ka pasë veprimtarë, bashkëveprimtarë me të cilët e ka ndarë të mirën dhe të keqën dhe të cilët në momente të caktuara edhe e kanë mbrojtur jashtëzakonisht, edhe me jetën e tyre”, u rrëfye Shqiptari në “Fakte me Adnan Merovcin”.

Në mesin e këtyre bashkëveprimtarëve të cilët ishin të gatshëm të vetëflijohen për Demaçin, Shqiptari përmend njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin.

 

Lexo edhe:  E turpshme: Këngëtari shqiptar pozon krah Daçiqit