E dhimbshme: Nxirret minatori i shtatë pa ndjenja nga Trepça, Kurti nuk i takon as sot

Minatorët e Trepçës tani e disa ditë po qëndrojnë mbi 800 metra nën tokë në shenjë paknaqësie ndaj institucioneve shtetërore.

Ata kërkojnë kushte më të mira të punës si dhe ekzekutim me kohë të pagave të tyre, shkruan lajmi.net.

Por, kjo formë paknaqësie, e shprehur në formë të grevës, atyre po iu kushton shumë në aspektin shëndetësorë.

Disa prej tyre tani më janë nxjerrë nga miniera, të cilëve iu janë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore.

Është bërë e pesta ditë që ata janë në këtë gjendje, ndërsa sot kryeministri i vendit Albin Kurti në konferencë për media tha se s’ka “vakt” të takoj minatorët, sepse kishte në agjendë të takonte një gazetar gjerman

Lexo edhe:  Jep dorëheqje kryetari i skandalit seksual