150 euro për Njësitë Speciale e Ndërhyrjen e Shpejtë, 120 për njësinë K9 – Qeveria merr vendim për shtesat e reja të rrezikshmërisë

Qeveria ka ardhur me një propozim të ri sa i përket shtesave të rrezikshmërisë të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në këtë vendim përfshihen 7 kategori të pozitave. Shtesat për njësitë elitare do të jenë 150 euro, 120 euro do t’i marrin njësitë K9 dhe ajo për Eksplozivë dhe Deminim, transmeton lajmi.net.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë. Përfshihen gjithsejt 7 kategori të pozitave të Policisë së Kosovës të cilat janë subjekt i shtesave për rrezikshmëri. Shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuse, ajo për Ndërhyrje të Shpejtë dhe ajo për Mbrojtje të Afërt janë 150 euro shtesë të pagës bazë. 120 euro shtesë për Njësitë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksplozivëet dhe Deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare nga 100 euro në muaj ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj kurse policët që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata për menaxhim të operacioneve do t’iu ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë…Do të vazhdoj për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, ka thënë Kurti.

Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit tetor.

Lexo edhe:  E rëndë: Një pacient dyshohet se ka rënë nga kati i 4 i QKUK-së