S’arriti t’u mbijetojë plagëve nga zjarri, vdes në QKUK një person nga Gjakova

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrethana të panjohura një shtëpi është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:30, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, që si pasojë e plagëve të marra ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti mbetet nën hetime.

Lexo edhe:  Ky është banori që u eleminua mbrëmë, Luizi mbetet pa shokun e tij