Si e parasheh Kodi Penal, kaq mund të dënohen ata që dhunojnë personat e mitur
Një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona, për rreth shtatë orë më 27 gusht, në disa lokacione në Prishtinë. Katër prej pesë të dyshuarve tashmë ndodhen në duart e shtetit. Ekrem dhe G.Rexhepi, vëllezër u dërguan në paraburgim, ndërsa Xh.S. dhe G.J., në ndalim. I dyshuari pestë ndodhet akoma në arrati.
Ata po dyshohen se dhunuan vajzën fillimisht në parkun e Dragodanit, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër.
Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.
Por sa mund të dënohet ai që kryen veprën penale “Dhunimi?
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy deri në dhjetë vjet.
Ndërsa kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet. 7.
“Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet në një ose më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet:
Kur vepra nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet.
Kur vepra nga paragrafi 6 ose 7 i këtij neni kryhet nën një ose më shumë nga rrethanat e parapara në paragrafin 3 ose 4 të këtij neni, kryesi dënohet me burgim prej së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet.”
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.