Përfundon takimi i Kurtit me liderët evropianë
Ka përfunduar takimi i nisur rreth orës 14:00 i kryeministrit Kurti me liderët e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa pritet të pasojë takimi i tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri është parë duke u larguar nga ndërtesa në Bruksel ku u zhvillua takimi, teksa nuk është prononcuar për media.
Kurti zhvilloi takime me presidentin e Francës, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Në takime po marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të cilët do të informojnë edhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për situatën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve në Bruksel ka folur rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm.
Lajçak ka thënë se ka pritshmëri të larta nga takimet.
“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak, Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes, u shpreh ai.