E tmerrshme: Vjehërria e rrahin brutalisht nusen në Fushë Kosovë, e grushtojnë dhe e godasin me shkop

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes. Në konflikte të tilla shpesh përfshihen edhe vjehërria, të cilët ushtrojnë dhunë ndaj nuseve të tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një 24-vjeçare i ka denoncuar në Polici prindërit e bashkëshortit, vjehërrinë e saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehërria e saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psike, duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Sipas informacioneve të para, vjehrri e ka sulmuar nusen me shkop druri, kurse vjehrra e ka grushtuar – duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke i raportuar të dyshuarit në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.

Si rezultat i raportimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Prezentuesja Arbana Osmani po martohet, zbulohet vendi dhe data e dasmës