Vetplagoset një person në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në spital
Një person është vetplagosur me armë zjarri mëngjesin e së dielës në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë.
“Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit është hapur rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.