E turpshme: Komuna e Skenderajt nuk iu gjet afër ish ushtarit të UÇK-së nga Prekazi, Halil Kastrati e strehon

Ishte ushtar i UÇK-së dhe luftoi për liri, por as kjo nuk mjaftoi për Ragip Jasharin që ta kalojë pleqërinë si duhet.

Në kushte jo të mira dhe papërkujdesje shëndetësore, ai u detyrua të kërkonte strehim në shtëpinë e pleqve, shkruan “Jepi zë”.

Ragipi nuk u ndihmua nga Komuna e Skënderajt për trajtimet shëndetësore, kështu që krah i doli Halil Kastrati.

Statusi i plotë i Halil Kastratit:

Halil, a e pijm nga nje kafe bashke!

Ragip Maliq Jashari, eshte banori me i ri i Shtepise se te moshuarve Jetimat e Ballkanit

Me degjuar rrefimin e tij eshte shume prekes, te rrenqethet mishi e trupi, eshte njeriu i shume sakrificave, njeri i luftes çlirimtare, kusheri i komandantit legjendar Adem Jashari

Baci Ragip eshte vetem me Bashkeshorten e tij dhe nuk kane femije, i lodhur nga vuajtjet dhe semundjet e ndryshme ishte e domosdoshme qe te aplikonte te ne qe te pakten ta kete kujdesin e shendetit te tij

Zoti e ruajt bacin Ragip edhe krejt banoret tjere

Zoti i shperblefte bamiresit!

Lexo edhe:  E dhimbshme për familjen Blakaj nga Istogu, ndahet nga jeta 47-vjeçari