Vetetima bën shkrumb e hi stallën dhe një kombi në Runik

Në orët e pasditës së sotme është përfshirë nga flakët një stallë me ushqim bagëtish dhe një kombi i cili ishte pran saj.

Rasti ka ndodhur në Runik të Skenderajt, pasi që është goditue nga vetetima, raporton 02Press.com

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-asambleisti Agron Kajtazi, i cili ka publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe:  Gjendet një trup i pajetë në veri, Policia nis hetimet