Shpërlanë para e premtuan banesa që s’u ndërtuan kurrë, arrestohen pesë persona në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.B, B.V, V.B, XH.A dhe V.P për shkak se kanë kryer veprat për mashtrim duke përfituar rreth 1.872,719 euro, si dhe për veprën shpëlarje të parave. Ata janë dënuar me burgim dhe gjobë.
Sipas një komunikate të Gjykatës, të pandehurit E.B, V. B dhe B.V, nga data 02 shtator 2009, me zyre në tri lokacione të ndryshme në Pejë, deri më datë 15 maj 2014, kur dhe janë arrestuar (përveç B.V) pasi që e pandehura E. B. e ka regjistruar kompaninë e biznesit NSHN “E.” më 29 korrik 2009, përmes të cilës kompani në një rast, më 14 tetor 2009, ka regjistruar kompaninë e biznesit “ V. O G.” Sh.P.K , me veprimtari primare ndërtim i lartë dhe i ulët, përmes të cilës kompani të udhëhequr dhe kontrolluar nga e pandehura E.B. duke vepruar në cilësinë e pronares, së bashku me të pandehurin V. B. në cilësinë e zyrtarit të lartë të marketing dhe B.V, në cilësinë zyrtarit të lartë të shitjes në kompaninë “ V. – O – Group “, me qëllim që të sjellin dobi pasurore të kundërligjshëm për vete, me paraqitje të rreme dhe duke i fshehur faktet me çka i kanë shtytë personat tjerë të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe atë duke i sjellë në lajthim të dëmtuarit me paraqitje të ofertave të volitshme për shitjen e banesave.
“Fillimisht të dëmtuarve e pandehura E. ju ka ofruar nënshkrimin e parakontratave me të gjitha të drejtat dhe obligimet me premtimin e ndërtimit dhe dorëzimin e banesave, në afatin e paraparë me parakontrate që ishte 12-18 muaj nga lidhja e parakontratës, përkundër vlerës së paguar në çmimin shumë të ulë dhe kushteve shumë të volitshme për pagese. Paraprakisht të dëmtuarit kanë qenë të obliguar t’i paguajnë mjete financiare prej 5.000 euro, vlera me e vogël e gjer në vlerën më të madhe prej 200.000 euro, dhe pastaj dy të pandehurit e tjerë B.V dhe V.B, duke i shoqëruar të dëmtuarit qoftë kur është bërë pagesa dhe duke i dërguar për t’ua treguar vendin ku kinse do të ndërtohej. Të dëmtuarit të hollat i kanë paguar në xhirollogari të Kompanisë “V. – O – Group” dhe në xhirollogarinë personale të të pandehurës E. B., e që të gjitha të hollat tërhiqen brenda ditës. Ndërtimi nuk është bërë dhe të dëmtuarit nuk kanë marrë banesat e parapara në parakontratë dhe as nuk iu janë kthyer të hollave me përjashtim të disa të dëmtuarve, ashtu që të njëjtit kanë përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej rreth 1.872,719 euro me çka kanë kryer vepër penale mashtrimi. Të pandehurit E. B., XH.A, B.V, V.O kanë përfituar mjete financiare në vlerë rreth 1.872,719 euro, e duke ditur se mjetet financiare të cilat kanë buruar nga aktiviteti kriminal i të pandehurve, duke tentuar t’i konvertonin, transferonin me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, B.it vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë.
Në bashkëkryerje kanë bërë shpëlarjen e parave, ashtu që i pandehuri XH. A.: fillimisht më datën 03 qershor 2011, ka vepruar në atë mënyrë që duke i mundësuar të pandehurës E.B. si pronare e firmës V. O Group, fshehjen e gjurmëve të pasurisë – objektit që kishte filluar ta ndërtoj me mjete financiar të përfituara me aktivitet kriminal, i njëjti nga e pandehura E.B. ka pranuar autorizimin e vërtetuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Graçanicë i datës 01.08.2011, me të cilin e autorizon të pandehurin XH.A që në mënyrë gjenerale dhe pa kufizime të përfaqësoj në emër personal dhe në emër të firmës “ V. – O – Group “ me pronarët e tokave sipas kontratave për patundshmëritë lidhur me ndërtimin e banesave. Pasi që E. ka pas obligim ndaj pronareve të truallit. Pastaj i pandehuri XH.A me datën 01 gusht 2011, nga e pandehura E.B. pranon një deklarate të vërtetuar në Gjykatën Komunale Prishtinë – Dega Graçanicë, me të cilën vërteton se heq dorë nga implementimi i kontratës për ndërtimin e banesave dhe lokaleve afariste të legalizuara pranë Gjykatës Komunale në Prishtinë, dorëheqjen e bënë në favor të të pandehurit XH.A., ndërsa obligimet ndaj blerësve të banesave dhe pune kryesve mbesin obligim i të pandehurës E.B., dhe në fund që të humbet gjurmët edhe më shumë i pandehuri XH.A, me datë 16 janar 2012 nënshkruan marrëveshje për investime të përbashkëta me biznesin “ A. Group Sh.A “ me pronar D.B, për ndërtimin e banesave dhe lokaleve afariste të cekura si me lartë”, thuhet në komunikatë.
Sipas gjykatës, i pandehuri B. V.: në periudhën kohore të përshkruar duke ditur se E. B. dhe vet mjetet financiare i ka përfituar me aktivitet e kriminal, me qëllim që ato mjete financiare t’i konvertoi-transferoi me qëllim të fshehjes, apo maskimit të natyrës, B., vendit dispozicionit të mjeteve financiar nga e pandehuri E. B. një automjet – V. një dhomë fjetje, shpenzimet për dasme, shpenzimet për pushime verore dhe shpenzime të tjera.
“I pandehuri V.O në përudhën kohore të përshkruar si nën pikën 1 të këtij dispozitivit duke ditur se e pandehura E. B. mjetet financiare i ka përfituar me aktivitet kriminal me qëllim që ato mjete financiare t’i fsheh, maskoi me qëllime të ndihmës nga e pandehura E. B. me data të ndryshme gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011, përmes xhirollogarisë personale pranë Ë.D në D. ka pranuar mjete financiare në vlerë prej 16.000 euro, pastaj më datën 04. shtator 2010 ne D. ka pranuar shumën e të hollave, në vlerë prej 14.600.oo euro nga A.B, në emër të pagesës së borxhit për blerjen e një banese po ashtu nga E. me datën 29.01.2010 pranon një veturë në vlerë prej 35.300,oo euro, si dhe i ka blerë një truall në fshatin Ll. Komuna e Prishtinës V.O në sipërfaqe prej 5 ari (500 m2). me këtë kanë kryer vepra penale secili në bashkëkryerje në raport me E. B. Shpërlarja e Parave nga neni 32 par.2 pika 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.6 sipas Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmin lidhur me nenin 31 të KPK-së. Të pandehurës E.B gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej tetë vite, si dhe me gjobë në shumën prej njëqind e njëzetmijë (120.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Të pandehurit B.V gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej gjashtëdhjetë mije (60.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Të pandehurit V.B për vepër penale si në dispozitivin e parë të cekur më lartë i është përcaktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej tri vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej pese dhjete mije euro (50.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak dhe paraburgim. Të pandehurve E. B, B. V, V. B, sot iu është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe të njëjtit vazhdojnë të mbrohen në liri. Të pandehurve XH.A. dhe V.O secilit veç e veç gjykata për vepër penale si në dispozitivin e dytë i caktoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëdhjetë mijë euro. Në qoftë se të pandehurit dënimin me gjobë nuk dëshirojnë apo nuk mund ta paguajnë, gjykata do t’iu zëvendësoj dënimin me gjobë me dënim me burgim duke iu llogaritur një ditë burg me njëzet euro të gjobës por, dënimi nuk mund të tejkaloi tri vite. Të pandehurit secili veç e veç u obliguan në pagesën e shpenzimeve të procedurës penale, të paushallit gjyqësor dhe taksës në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Gjykata konfiskoi truallin në fshatin LL. Komuna e Prishtinë në sipërfaqe prej 5 ari (500m2). Të pandehurit u obliguan që të paguajnë dëmshpërblimin të dëmtuarve të paraqitur në aktakuzë dhe plotësim”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.