Lajm i mirë për policët: Supremja u jep të drejtë atyre për pagën e 13-të, po ashtu për pagën jubilare
Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e Përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve, me shumicë votash ka marrë mendimin juridik për shpërblimin e shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës.
Gjykata Supreme e Kosovës nga praktikat e saj, por edhe nga kërkesat e vazhdueshme që ka pranuar nga gjykatat dhe gjyqtarët, thotë se e vlerëson me interes dhënien e këtij mendimin juridik për standardizimin e praktikës gjyqësore, adresimin e çështjes së shpërblimit të shujtës ditore, pagës së 13-të, shtesave në pagë për kualifikim shkollor dhe pagës jubilare.