5-vjeçari nga Vushtrria, Menar Maxhuni, ka nevojë për ndihmë, vuan nga një sëmundje e rëndë – i duhen 126 mijë euro

5 vjeçari, Menar Maxhuni nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë është diagnostifikuar me leukemi akute dhe për shërimin e sëmundjes kërkohen 126.000 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen e Menarit.

Fisnik Maxhuni, babai i Menarit përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje për ndihmë në shërimin e vogëlushit.

Ai gjithashtu ka njoftuar se Menari aktualisht ndodhet në Stamboll të Turqisë ku është duke u trajtuar pas rikthimit të sëmundjes

Postimi

Lexo edhe:  Vërshohen rrugët në Ferizaj pas shiut të rrëmbyeshëm