Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat mund të sjellin ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu vetëm në disa rajone të caktuar.
Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa vise do të ketë edhe reshje e rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.
E Premta sjellë rritje të mëtutjeshme të temperaturave, ndërsa rrymimet ajrore nga jugu fuqizohen edhe më shumë. Veriu i Shqipërisë dhe Mali i Zi nganjëherë me ndonjë rigë shiu. Viset tjera me diell e vranësira dhe pa ndonjë zhvillim signifikant, përpos erërave të fuqishme në disa zona kryesisht malore.
Të shtunën rrebeshe intensive shiu do të përfshijnë Malin e Zi e më vonë gjatë ditës edhe veriun e Shqipërisë dhe në mbrëmje reshje kalimtare parashihen edhe në shumë rajone të Kosovës. Më shumë reshje parashihen në Dukagjin.
E diela na sjell mot me diell e vranësira dhe rrallë në disa vise me ndonjë rigë shiu./METEOBALLKAN