Gjendet një trup i vdekur në malet e Leposaviqit, e konfirmon Policia

Një trup i pajetë është gjetur në një zonë malore të Leposaviqit.

Vdekja po konsiderohet e dyshimtë, mirëpo nga Policia thonë se i vdekuri ishte zënë nga një dru, shkruan “Jepi zë”.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga hetimet fillestare dyshohet për vdekje aksidentale.

Lexo edhe:  Komuna e Prishtinës publikon fotografi të qytetarëve duke e lënë bërllogun në rrugë: E patolerueshme