Murati thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajë konferencë për medie në ora 14:00.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga ky dikaster, teksa nuk është treguar arsyeja e kësaj konference.
“Ju ftojmë që sot në ora 14:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. Konferenca për Media do të mbahet sot, më 29 gusht 2022, në ora 14:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”, thuhet në njoftim.