Aksidenti me fatalitet në Deçan ndodhi si pasojë e shpejtësisë, dërgohet në mbajtje shoferi
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në trafik që ndodhi sot pasdite në fshatin Lëbushë të Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin, ku bëhet e ditur se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet (furgon), dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i dyshuari (shoferi) humb kontrollin mbi automjet dhe pёrplaset pёr njё shtyllё betoni”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e kësaj, i riu 21-vjeçar, Egzon Vishaj, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.