Parashikimi i motit për sot dhe ditët vijim

Sot pritet të mbajë mot shumë i nxehtë për këtë periudhë kohore, ndërkohë që sistemi frontal afrohet nga veriperëndimi. Pikërisht për këtë arsye paradite dhe në mesditë do të jetë mjaft nxehtë deri në ardhjen dhe kalimin e frontit të ftohtë, pastaj priten ulje të ndjeshme të temperaturave orëve të vonshme të pasdites, mbrëmjes ose gjatë natës ku lokalisht priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Fillimisht pasdite priten zhvillime të izoluara ,ndërsa gjatë natës reshje kalimtare shiu priten në gati tërë territorin e Republikës së Kosovës. Këto reshje lokalisht do të jenë intensive, por nuk do të zgjasin shumë dhe menjëherë të hënën pritet mot pa reshje, me vranësira dhe diell, por dukshëm më i freskët.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ngrohtë fillimisht, ndërsa në mbrëmje ardhje e frontit të ftohtë, fillimisht në Mal të Zi e gjatë natës edhe në shumë pjesë të Shqipërisë. Parashihen reshje shiu dhe ulje e temperaturave. Lokalisht do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën më freskët në tërë territorin, ndërkohë që priten vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Reshjet do të jenë të rralla dhe izoluara. Të martën një tjetër front sjellë reshje shiu sidomos në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut e shumë më pak në Republikën e Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti shkon në QKUK, viziton të plagosurit në Kçiq