Komandantja Supreme provon armët kroate
Vjosa Osmani pozoi në një fotografi identike sikurse Kolinda Grabar-Kitaroviq disa vjet më parë, derisa vizitoi fabrikën e armëve në Karllovac, “HS Produkt”, të mërkurën në Kroaci.
Pas një vizite në kompaninë lidere të prodhimit të armëve në Kroaci, e cila eksporton në mbarë botën, presidentja e Kosovës pozoi duke provuar armët kroate.
“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve”, shkroi Komandantja Supreme e Kosovës në një njoftim në rrjetet sociale, të cilës ia bashkoi një fotografi duke provuar një armë të prodhuar në fabrikën kroate.