Vazhdon protesta e specializantëve, para Ministrisë së Shëndetësisë
Grupi i specializantëve sot do ta vazhdojë protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas specializantëve, kjo protestë po mbahet në lidhje me mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt, si dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.
Protesta është njoftuar të fillojë në ora 11:00.