E rëndë: Gjendet pa shenja jete në oborrin e tij një burrë në Kamenicë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në një shtëpi në fshatin Koretin të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej i shtrirë në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima, një burrë i moshës 57-vjeçare ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.
02 Press do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja.