Bastiset një lokal i natës në Vushtrri, policia gjen armë e monicion!

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë pas mesnate në një lokal nate në fshatin Stanoc i Epërm i Vushtrrisë.

Sinjali mëson se njësitet policore kishin shkuar atje që të kryejnë një kontroll, me ç’rast te një nga klientët ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me karikator e fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Lexo edhe:  Digjet një veturë me targa serbe në Mitrovicë