Qeveria e Kosovës: Dënojmë sulmet terroriste kundër Izrealit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist kundër Izraelit.

MPJ në një reagim në platformën “X” kanë shkruar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme.

“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Lutjet tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruhet në reagim.

Forcat e armatosura të grupit Hamasit kanë goditur me raketa dhe janë infiltruar brenda territorit të Izraelit.

Në pamjet e publikuara shihen teksa militantët e Hamasit lëvizin nëpër rrugët në jug të Izraelit, ndërkohë që raportohet se kanë vrarë civilë të pafajshëm dhe kanë marrë pengje.

Lexo edhe:  Ngjarje e rëndë në Podujevë: Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar, dyshohet se i dha vetë fund jetës