Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për dhunim

Është arrestuar një person në Suharekë të premten pasi dyshohet për dhunim.

Ai është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së

Lexo edhe:  Grenell shpërndan reagimin e Ramës pasi e quajti Specialen tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm” për moslejimin e Thaçit në varrimin e babait