Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim
Sot pritet të kemi mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë veror.
Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale do të arrijë deri në 27, madje edhe 28 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje dhe mund të arrijnë deri në 30 gradë Celsius në zonat e nxehta të Shqipërisë.
Të enjtën kemi një front të ri, por të dobët, të ftohtë ajror i cili do të ndikojë kryesisht në veri të Malit të Zi dhe në shumë vise të Republikës së Kosovë, megjithatë ndikimi i tij do të jetë i vogël. Në pjesën më të madhe të rajonit do të vazhdojë mot me diell dhe i nxehtë. Rrebeshe të izoluara shiu parashihen në veri të Malit të Zi, disa vise në Republikën e Kosovë dhe disa vise kodrinore-malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga e premta përsëri na pret mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Rrebeshet e pakta dhe të izoluara zhvendosen në juglindje të Shqipërisë./METEOBALLKAN