Skandaloze: Terroristi i vrarë në Banjskë përcillet në varreza si hero
Një prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë nga Policia e Kosovës është pritur me ceremoni në Kralevo.
Në pamjet e publikuara, Stefan Nedeljkoviç është përcjellë në varrezë si hero, ndërsa trupi i tij prehet në panteonin e luftëtarëve, çka dëshmon se lidhja mes ngjarjes së 24 shtatorit dhe Beogradit është evidente.
Kujtojmë se në orët e para të të dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës, ku u vra në krye të detyrës efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Pas ngjarjes së rëndë, Forcat Speciale të Policisë së Kosovës rrethuan manastirin e Banjskës dhe nga përplasja me armë zjarri u ekzekutuan tre terroristët Stefan Nedeljković, Igor Milenkvić, Bojan Mijailović.